11,09,2025

Dyshohet se ua vuri flakën kontejnerëve në Ferizaj, arrestohet 60-vjeçari

Must Read


Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka pranuar një informacion, se një
person, në ndy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’.
Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë .
Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve.
Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60
vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore).
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , falënderon qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast, gjithashtu inkurajon qytetarët, të bashkëpunojnë me policinë dhe të njoftojnë policinë rajonale , për të gjitha rastet kriminale.
Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img