14,09,2025

Arrestohet një person për kanosje në Kaçanik

Must Read

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në orën 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B  (F/K) e moshës 21 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img