06,12,2025

Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 05.12.2025

Më datën 04.12.2025, në stacionin policor në Ferizaj janë raportuar dy raste të vjedhjes në Ferizaj.

Rreth orës 20:04, në rrugën “Zenel Hajdini”, në një market, është raportuar vjedhja e disa artikujve ushqimorë. Ndërsa rreth orës 21:00, në rrugën “Lulzim Guta”, brenda oborrit të një shtëpie, është raportuar vjedhja e disa palë këpucëve.

Rreth orës 21:20, njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin N.A. (31 vjeç), i cili pas intervistimit në Njësinë e Hetimeve, ka pranuar kryerjen e të dy rasteve të sipërpërmendura.

Bazuar në provat, video-inçizimet dhe mënyrën e kryerjes së veprave, i dyshuari është intervistuar edhe për dy raste të tjera të vjedhjes të ndodhura më herët:

Më 15.10.2025, në rrugën “Esat Mekuli”, kishte vjedhur disa palë këpucë;

Më 31.10.2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Xhaminë e Madhe në Ferizaj, kishte vjedhur pajisje elektronike të zërimit dhe këpucë.

Edhe për këto raste, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet vazhdojnë.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu prezanton Qeverinë e re komunale. Ky është ekipi që do ta udhëheqë Ferizajn në mandatin e ri

Ferizaj 05.11.2025 Ferizaj, pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka zyrtarizuar përbërjen e re të Qeverisë Komunale nën drejtimin e kryetarit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img