03,07,2025

Arrestohet një person për dhunim, sulm dhe asgjësim të pasurisë në Ferizaj

Must Read


Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 02.09.2022 rreth orës 21:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast, fillimisht i cilësuar “Shtrëngim , sulm dhe dëmtimit i pronës”
Ankuesja N.A (F/K) e moshës 42 vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N (M/K) i moshës 27 vjeçar, ish dhëndërri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marr vajzën e ankueses M.A (F/K) e moshës 21 vjeçare , ish bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë policia e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intenzive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N  dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj,Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunim , Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img