23,01,2026

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot  rreth orës 13:20 ka pranuar një informacion se në rrugën “Hysen Terpeza” në Ferizaj është në rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet V.R (M.K) i moshës 46 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij me inicialet V.R (F/K) e moshës 42 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt  është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img