05,07,2025

Arrestohet një person për dhunë në familje

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,

mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Mehmet

Begraca’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe

menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e

dyshuar me inicialet B.I (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte ushtruar

dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, duke ju shkaktuar edhe lëndime

trupore.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast

janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka

rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës

Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi

prej nëntëdhjetë ditëve (90).

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti

është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme

hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img