16,05,2025

Arrestohet një person në Shtërpcë , i konfiskohen edhe armë zjarri

Must Read

Sot, rreth orës 09:30 stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e një informacioni që ka pranuar, nën autorizim të Prokurorisë Themelore dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një kontroll në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës. 

Policia, gjatë kontrollit  te i dyshuari me inicialet O.H ( M/K) i moshës 40 vjeçar ka gjetur: 2 pushkë automatike A-47, 1 pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë  dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’ për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img