Policia Rajonale e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 22:57 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Rexhep Bislimi ’’ tek semaforët është një rast aksident komunikacioni me lëndime.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes , ku në këtë aksident ishin të përfshirë tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.
Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e semaforit.Më këtë rast , përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime.trupore pësojnë tre persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Ndërkaq, policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila.
I njëjti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore