Ferizaj.14.07.2017. Njësiti policor pas një informatë për gjuajtje me armë, ka hasur viktimën mashkull , i cili ishte i plagosur me armë zjarri për arsye të panjohura nga një i dyshuar mashkull. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
Lidhur me rastin pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari dhe nga i njëjti është konfiskuar arma me një karikatorë dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin policor.