21,04,2025

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Must Read

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’ me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prokuroria: Motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img