12,01,2026

Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me shtatë muaj burgim nga Ferizaj

Must Read


Policët e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 11:22 kanë pranuar një informacion nga policët e pikës kufitare në Han të Elezit, se kanë ndaluar personin e kërkuar me inicialet P.Sh (M/K), i moshës 31 vjeçar, i cili më pas nga policia e Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim trupor ’’  me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img