28,11,2024

Arrestohet një ofiqar për falsifikim të dokumenteve zyrtare

Must Read

shihni-ldquo-rojat-rdquo-e-ldquo-sht-euml-pis-euml-s-euml-bardh-euml-rdquo-n-euml-klin-euml-foto_hd

Policia e Kosovës e ka bërë të ditur të premten se më datën 21 prill, në Klinë ka identifikuar dhe arrestuar ofiqarin V.B., i dyshuar për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkruan sot Koha Ditore.

Arrestimi i tij sipas policisë është bërë me dyshime të bazuara se ai në vazhdimësi nga viti 2013 ka shpërdoruar detyrën e tij zyrtare. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata janë kontrolluar shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e mbajtjes prej 48 orë, kurse sipas prokurorit të lëndës, Agim Kurmehaj, do të shkohet me kërkesë të përcaktimit të paraburgimit. “Në bazë të kallëzimit penal të policisë do të marrim aktvendimin për fillim të hetimeve, pasi kemi bazë të arsyeshme.

Pra, kemi prova edhe që të ia nisim hetimeve edhe për kërkesën për paraburgim. Kurse gjykata vendos nesër (e shtunë) a ia cakton a jo masën e paraburgimit”, tha Kurmehaj për “Kohën Ditore”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img