11,09,2025

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të baterive

Must Read

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur  se pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 12 veprave penale të vjedhjeve   në këtë qytet dhe rrethinë , të kryera gjatë muajit të kaluar të këtij viti.

Raportet e para flasin se F.S. 26 vjeç ,  ka kryer së paku 12 (dymbëdhjetë ) vjedhje të baterive nga automjete të ndryshme dhe  në lokacione të ndryshme,  në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë.

Pas intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale të gjejnë dhe konfiskojnë bateritë e vjedhura .

Lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img