11,01,2026

Arrestohet i dyshuari për grabitje të pompës së benzinës

Must Read

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar njenin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje ”, kurse i dyshuari tjetër , është në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur me 18.09.2016 rreth orës 03:10 minuta në pompën e derivateve në fshatin Gjurkovc, kur i dyshuari, K.M. (m/ sh/k 24 vjeç) në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë hyrë me forcë në pompën e derivateve dhe nën kërcënim të armës nga viktimat kishin marrë 500 Euro , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarëve të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img