28,12,2024

Arrestohet grupi që bënin kërdi me 2 euroshe false në Kosovë, sekuestrohen 85 mijë euro

Must Read

Prokuroria Speciale përmes një komunikate ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona për falsifikim të parave. Tre prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa tre të tjerë janë shtetas së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të njëjtit janë nxënë në flagrancë dhe të arrestuarit kane qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara të monedhave prej 2 eurove.

Në këtë operacion të policisë të autorizuar nga Prokuroria Speciale, janë sekuestruar thasë me monedha të 2 eurove, e të cilat kapin vlerën e 85 mijë eurove.

Pos monedhave janë sekuestruar edhe 4 vetura të cilët janë përdorur nga të arrestuarit dhe 7 telefona celular.

Ndaj të njëjtëve nga prokuroria do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit  kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara. Ndërkaq, tre (3) nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre (3) të tjerë shtetas të Kosovës. Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe  shtatë (7) telefona celularë”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img