Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 37 vjeçar në Ferizaj.
Siç njofton Policia, ai ishte në kërkim për veprën penale “mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj”, me dënim burgim prej 35 ditëve.
“Policët e stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj’ me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve. I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.