Policia Rajonale e Ferizajt raporton se mbrëmë pak para mesnate në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte një rast i kanosjes.
Nga hetimet e Policisë doli se 33 vjeçari N.G kishte kanosur tre herë 21 vjeçaren B.M, përcjell TV TEMA.
I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj
Mbrëmë, rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet.
Personi me inicialet N.G (M/K) i moshës 33 vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë personin me inicialet B.M ( F/K) e moshës 21 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.