26,11,2025

Arrestohet 21 vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për vjedhje të pyjeve

Must Read

Policia e Kosovës në rajonin e Kaçanikut, sot rreth orës 10:20 pasi kanë pranuar një informacion, kanë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikit personin e kërkuar me inicialet L.GJ (M/K), i moshës 21 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve.

Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img