04,12,2025

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Must Read

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve, në dy markete, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Njësia reaguese ka ndërhyrë menjëherë në të dy rastet dhe ka shoqëruar tre persona të dyshuar në stacionin policor në Ferizaj. Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura, me vlerë të përgjithshme rreth 1700 euro.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit janë :
M. G., 21 vjeç,
L. B., 22 vjeç,
B. A., 23 vjeç,

Ndërsa sendet e vjedhura me procesverbal janë kthyer tek personat e dëmtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu betohet si Kryetar i Komunës së Ferizajt për katër vitet e ardhshme

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur sot seancën inauguruese për mandatin e ri katërvjeçar. Në këtë ceremoni morën pjesë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img