Me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informatë se në objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin dhe si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut, e më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar e kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet intensive në kërkim të personave të dyshuar.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datën 15.03.2024 rreth orës 10:00 kanë arritur që të asrrestojnë tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik.
Të arrestuarit janë:
M.H ( M/K), i moshës 17 vjeçar
T.B ( M/K), i moshës 17 vjeçar
V.T ( M/K), i moshës 17 vjeçar
Të dyshuarit janë shoqëruar në policinë rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, të cilët në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar nga policët hetues , ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.