Arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim të besimit dhe lajmërim të rremë

Must Read

Ferizaj.23.02.2018. Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar dy të dyshuar, F.L. (m/sh/k,29 vjeç) dhe K.F.(m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se të njëjtit, me qëllim përfitimi, kishin
inskenuar një rast grabitje me armë.
I dyshuari F.L. dje, me 22.2.2018 rreth orës 18:15 minuta kishte njoftuar policinë se në
kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar, kishte hy një person i armatosur me armë të shkurtë dhe nën kërcënim kishte marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 1400 euro dhe i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të
rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër (K.F.), përndryshe shok i tij.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar si dëshmi edhe arma e cila është përdorur me këtë
rast,përndryshe imitim plastik i armës.
Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img