29,04,2024

Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz në Shtime

Must Read

Policia e Ferizajt ka arrestuar katër persona  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz.

Sipas policisë, ata dyshohen se në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi  të prova materiale  janë konfiskuar: katër telefona mobil, një sprej OC dhe një mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu  në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img