16,11,2025

Arrestohen katër shqiptarë për drogë në Gjenevë

Must Read

Policia e Gjenevës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 19,585 kilogramë drogë, derisa janë arrestuar katër persona në lidhje me këtë. Mësohet se të gjithë janë shqiptarë, shkruan ‘landbote.ch’.

Prej katër shqiptarëve, mësohet se tre janë meshkuj dhe një femër, dhe u arrestuan më 18 janar të këtij viti, ka deklaruar prokurori i Gjenevës. Arrestimet u paraprinë nga hetimet e prokurorit publik, përcjell albinfo.ch.

Tek personat në fjalë janë gjetur 1,250 kilogramë kokainë. Tridhjetë e gjashtë orë pas arrestimit, në një veturë janë gjetur edhe shtatë kilogramë të tjerë. Pas kësaj, policia e Gjenevës e ka vënë në dispozicion veturën për hetime të mëtutjeshme, tek specialistët e rojës kufitare.

Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm të veturës, specialistët kanë gjetur nëpër vende të ndryshme të makinës edhe 11,4 kilogramë kokainë.

Ndaj katër shtetasve shqiptarë është ngritur kallëzim penal për trafikim me lëndë narkotike. Aktualisht, ata gjenden në paraburgim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img