28,07,2025

Arrestohen hakerë, në mesin e tyre edhe persona nga Ferizaj

Must Read

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

 

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

• R. D.                     lindur  me 1998                   kosovar/shqiptar

• F. XH.                   lindur  me 1996                   kosovar/shqiptar

• E. A.                     lindur  me 1991                   kosovar/shqiptar

• SH. J.                    lindur  me 1987                   kosovar/shqiptar

• SH. J.                    lindur  me 1990                   kosovar/shqiptar

• O. Z.                     lindur  me 1995                   kosovar/shqiptar

• V. H.                    lindur  me 1981                   kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

• 1 pajisje për klonim të kartelave bankare

• 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara

• 6 kompjuterë

• 11 telefona celularë

• 9 lap top

• 1 IPAD

• 7 USB

• 1 DVR

• 4 armë kalibrash të ndryshme

• 37 fishekë

• 4 hard disqe

• 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img