25,04,2025

Arrestohen edhe dy persona për vjedhje në Ferizaj

Must Read

Më 31.03.2025, rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit policor të Ferizajt arrestuan në flagrancë tre persona të dyshuar për vjedhje në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt:

-A.H. (24 vjeç)

-A.H. (20 vjeç)

-E.S. (16 vjeç)

Ndërkohë, disa persona të tjerë ishin në kërkim policor, të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Ferizaj.

Më 01.04.2025, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim policor:

– E.H. (16 vjeç)

– V.L. (16 vjeç)

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky grup në Ferizaj. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img