Policia në Ferizaj ka njoftuar së në këtë rajon janë arrestuar dy persona, njëri në Ferizaj e tjetri në Kaçanik.
I arrestuari i parë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën “Sali Bajra” në Kaçanik. Ai është ndaluar dje dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve, i dyshuari në gjendje të dehur nisë t’i pengojë zyrtarët e policisë.
“Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është B.L, i moshës 45-vjeçare. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.
Rasti i tjetër ka ndodhur sot rreth orës 00”05 në fshatin Greme të Ferizajt për dhunë në familje dhe sulm.
“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare”
Komunikata e parë:
Arrestohet një person në Kaçanik
Policia e stacionit në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën ” Sali Bajra ” në Kaçanik kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.
Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave.
Të detyruar, policia e arreston personin B.L ( M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilin më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”
Komunikata e dytë:
Arrestohet një person për dhunë familje në Ferizaj
Sot, rreth orës 00:05 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”.