Mbeturinat të cilat në shumicën e vendeve po hedhen nëpër qoshe e jashtë vendeve për mbeturina në këto ditë vape me kundërmimin e tyre përveç ndotjes së
ambientit po bëhen vend i qenve endacak por edhe po shëmtojnë edhe qytetin.
Për hedhjen e mbeturinave gjithandej kompania “Pastërtia” ka bërë përpjekje që bëjë grumbullim e tyre dhe shumë herë edhe në ato vende ku nuk ka pasur kontejner ka bërë orar të grumbullimit porende po vazhdon avazi i vjetër, gjithkah mbeturina.
Mbeturina gjenden në çdo vend të mundshëm por edhe pa kurrfarë mbrojtje e as seleksionimi.
Ato po gjinden edhe pa u futur në thasët e plastikës që edhe era më e vogël po i shpërndanë gjithkah.
Për çudi edhe aty ku janë hedhur në thasë të plastikës mbledhësit e kanaqeve apo prodhimeve të plastikës po i shqyejnë dhe shpërndajnë ato pa kurrfarë problemi.I shqyejnë ato me arsyetimin se kështu po sigurojnë të ardhurat për ti mbajtur familjet e tyre pa e vra mendjen se me këtë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Edhe inspektorët e ambientit kohë pas kohe kanë bërë apele për mos hedhjen e mbeturinave vend e pavend e shpesh edhe kanë bërë dënime mandatorë.Por asnjë ndryshim.
Pse ende vazhdohet me apele kur dihet se apelet kanë efektin shumë të vogël. Pse me apele kur ekziston ligji? Mjafton të zbatohet.
“Hedhen mbeturinat kush ku të mundet. Kohë e pakohë. Askund në shtetet e zhvilluara nuk sheh mbeturina kështu të hedhura si te ne sepse dënimet janë shumë të mëdha. E ne këtu mezi marrim frymë pasi mbeturinat na hedhen para hundëve dhe as dritaret s’mund ti hapim” thotë një banorë prapa marketit Viva (ish shtëpisë së mallrave) në qendër të Ferizajt.
Qytetarët të vetmen zgjidhje të këtij problemi e shohin dënimin e atyre që hedhin mbeturinat në vende jo të caktuara, mbeturina që mund të shpërndahen por kërkojnë që inspektorët të jenë më rigoroz në dënimin e keqpërdoruesve dhe në këtë të jenë të kyçur edhe policia.