Vazhdojnë përplasjet rreth seancës së djeshme të Asamblesë Komunale në Ferizaj. Pas një reagimi nga asmablisti Burim Karameta , i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shefi i grupi parlamentarë nga radhët e PDK-së, Arian Imeri.
Imeri ka thënë se “Debatit të djeshëm rreth Raportit të Punës i dha shijen më të keqe fare në fund diskutimi i asambleistit të LDK-së, ish drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Burim Karameta”
Ky është kundëreagimi i plotë i asamblistit Arian Imeri
Debatit të djeshëm konstruktiv rreth një Raporti të Punës që përmbledhte në vete punët që nuk janë bërë asnjëherë nga asnjë qeveri për një vit pune, që mori vlerësimin edhe nga opozita, përkundër gjendjes në të cilën kemi gjetur Komunën e Ferizajt, i dha shijen më të keqe fare në fund diskutimi i asambleistit të LDK-së, ish drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Burim Karameta i cili nga frika, në pamundësi që t’i kundërpërgjigjet fakteve kokëforta të së kaluarës së tij politike, u lëshua në nivelin jo për herë të parë të përdorur nga vet ai, shprehjeve fyese ndaj drejtorit aktual të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.
Edhe me reagimin e menjëhershëm të kryetarit Aliu, që kërkoi të tërhiqet fjala dhe të kërkohej falje për shprehjen e përdorur dhe tri shanset që iu ofruan nga kolegët asambleistë që nga foltorja e Kuvendit të tërheq fjalën dhe të kërkoj falje për shprehjen fyese, “niveli intelektual, kulturor” i asambleistit Karameta nuk lejoi që ta bëj një gjë të tillë.
Sot në reagimin e tij, pas turpit publik që kaploi asambleistin Karameta, ai tenton të hedh këtë fjalor fyes si kulturë e kolegëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Qytetarët e dijnë fare mirë komunikimin e asambleistit Karameta edhe në të kaluarën, andaj prova më e mirë për ta parë e vlerësuar gjuhën e tij dhe të opozitës shihet në videot e publikuar nëpër medie.