Se futbolli nuk është vetëm sport për meshkuj tashmë është temë e vjetër.
Shumë femra shqiptare janë angazhuar nëpër ekipe të ndrysh jo vetëm në Kosovë .
Kosovare Asllani futbollistja shqiptare e cila luante në përfaqësuesen e Suedisë ishte radhitur në mesin e 20 futbollisteve të nominuara për topin e artë.
Por s’është vetëm Kosovarja.Shumë të reja po bëjnë emër në këtë sport që deri vonë ishte konsideruar sport i rezervuar vetëm për meshkuj.
Ditë më parë një vajzë e vogël nga Ferizaj e cila jeton në Zvicër, u shpallë lojtarja më e mirë e turnirit kantonal.
Është kjo Argjira Nuhiu, e cila tani edhe pak ditë mbush shtatë vite po radhit sukseset e saja në futboll.
Mirsad Nuhiu, i cili ka vetëm 10 vite që jeton në Zvicër thotë se Argjira që nga mosha dyvjeçare nuk është interesuar për asnjë lojë tjetër përveç futbollit.
Momentalisht Argjira luan në klubin e qytetit ku jeton, FC Spreitenbach, ku ushtron që nga mosha 5 vjeçare.
“Pas regjistrimit të djalit në FC Spreitenbach, Argjira bënte presion që edhe ajo të jetë pjesë e klubit. Pas moshës 5 vjeçare se bashku me gruan time Selvien e regjistruam në klub dhe gjatë gjithë kohës e kemi përkrahur dhe do ta përkrahim gjithmonë. Dëshira jonë është që të bëhet yll futbolli. Tashmë kanë filluar edhe interesimi I klubit të vajzave nga Bazeli dhe përfaqësuesja e Zvicrës për grupmoshat e sajë” thotë Mirsadi, babai I Argjirës.
Me shpresë që një ditë edhe Argjira të bëhet një yll futbolli dhe të na bëjë të krenohemi të gjithë i urojmë sukses.