11,02,2026

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Must Read

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët “Brahi Ademi”, “Vëllezërit Gervalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në fshatin Koshare, persona të dyshuar kanë vjedhur kryesisht artikuj ushqimorë, me vlerë të përgjithshme rreth 2,000 euro.

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar:

B.R. (61 vjeç),

B.V. (44 vjeç),

K.R. (35 vjeç).

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img