12,11,2025

Arelena, kosovarja e parë në Akademinë ushtarake amerikane

Must Read

aurela-780x439

Arelena Shala është studentja e parë nga Kosova që do të shkollohet në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është krenare me Arelenën, e cila do të jetë femra e parë kosovare në këtë akademi.

Çitaku ka thënë se asgjë nuk është e paarritur nëse punon me gjithë zemër për të arritur atë.

Kujtojmë se përveç Arelenës, në këtë akademinë West Point është pranuar edhe Yll Dalladaku.

Lexoni postimin e plotë të Çitakut në Facebook:

“Njihuni me krenarinë tonë, Arelena Shala. Ajo është një kadetë e FSK-së. Me punën e saj të madhe dhe përkushtimin, pasi ka kaluar teste shumë konkurruese dhe rigoroze, Arelena u bë femra e parë kosovare që do të pranohet në një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë, West Point.

Arelena është një frymëzim për të gjithë ne, sidomos për vajzat e reja në Kosovë. Ajo është një dëshmi e gjallë se asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe dhe se nuk ka shpresë shumë të lartë, nëse punoni shumë dhe nëse angazhoheni me gjithë zemrën tuaj për ta arritur atë.

Unë vetëm mund ta paramendoj se sa krenarë janë prindërit e saj tani. Unë e di që jam”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img