25,11,2024

Arbnora Salihu kryetarja e re e rinisë së PDK’së

Must Read

Sot u mbajt Konventa e Rinisë Demokratike të Kosovës, ku kryetare u zgjodh Arbnora Salihu, ndërsa edhe Këshilli Drejtues i këtij organi të Partisë Demokratike të Kosovës, u zgjodh po ashtu.

Partia Demokratike e Kosovës është parti që guxon të ëndërrojë për të mirën e vendit. Kështu është shprehur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në konventën e 7-të zgjedhore të rinisë demokratike ku theksoi se asgjë e rëndësishme në historinë e re të vendit tonë nuk ka ndodhur pa ndikimin dhe vulën e PDK-së.
“Ajo që na dallon neve sot këtu dhe gjeneratat e reja duke filluar nga themeluesit e PDK-së është guximi. Guximi për të ëndërruar dhe për të parë ëndrra të mëdha për Kosovën dhe për të punuar për realizimin e këtyre ëndrrave. Edhe pa ekzistuar PDK-ja themeluesit e saj Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët fizikisht i kemi në distancë por emocionalisht i kemi pranë gjithmonë në kohën kur ka qenë vështirë që të besohet, ata e kanë ëndërruar lirinë tonë dhe bashkë me shumë shokë e shoqe deri kur e kanë marrë mbështetjen e vendit dhe botës e kanë çliruar vendin tonë. Ne nuk i kemi ndal ëndrrat edhe pas lirisë. Ne kemi guxuar të ëndërrojmë për një shtet të pavarur, dhe atë e kemi realizuar në vitin 2008 kur është shpallë Pavarësia e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai para të rinjve anëtarë të PDK-së ka shprehur mbështetje për rrugëtimin e tyre politik. U ka bërë thirrje të rinjve që të kontribuojnë brenda vendit duke kujtuar se në vitet e fundit ka pasur një numër të madh të të rinjve që janë larguar jashtë vendit.
“Në dy vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të një migrimi masiv të të rinjve tanë jashtë vendit dhe kjo është fatkeqësi. Nëse është një aset i madh që Kosova e ka një përparësi me të gjitha shtetet e rajonit është pikërisht rinia e cila përbën pjesën më të madhe të popullsisë por avantazhet e pashfrytëzuara brenda një periudhe të shkurtër mund të kthehen në disavantazhe të papërmirësueshme. Prandaj unë ju them se ky është momenti juaj dhe është momenti i Kosovës”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se Kosova po kalon në ditë të vështira, por u tha të rinjve se duke i parë ata e dinë që nuk ka asgjë që i ndalë për t’i kthyer gjërat për së mbari.

“Ju jeni ata që duhet të angazhoheni që të ndryshoni kahjen politike dhe të mundësoni jetë brenda vendit dhe kjo është thirrja e këtij procesi zgjedhorë me moton ‘Ti Ki Za’”, ka thënë Krasniqi. Në këtë konventë ka folur edhe kryetari i deritanishëm i Rinisë Demokratike Donjet Bislimi, i cili falënderoi të gjithë për besimin në mandatin e tij, derisa u bëri thirrje të rinjve që të mbështesin njëri – tjetrin brenda familjes së PDK-së me motivin kryesorë që kanë kontributin për atdheun.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img