08,07,2025

Aplikimi në shkollat e mesme në Ferizaj nis me interesim të lartë

Must Read

Procesi i aplikimit të nxënësve në shkollat e mesme në komunën tonë ka nisur me një interesim të shtuar, ku qindra nxënës kanë dorëzuar dokumentet për aplikim vetëm gjatë orëve të para të ditës së parë.

Në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore, deri në orën 11:00 kanë aplikuar 41 nxënës, të gjithë brenda kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Drejtoresha e kësaj shkolle theksoi se interesimi është dukshëm më i lartë këtë vit, gjë që i atribuohet edhe objektit të ri shkollor dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies. “Këtë vit i kemi të hapura 13 paralele me nga 24 nxënës ku secila prej tyre është përcaktuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit”, tha drejtoresha znj. Hajrije Nebihu.

Ndërkohë, zëvendës-drejtori z. Adnan Hashani për Gjimnazin e Shkenacave Natyrore raportoi për një numër edhe më të madh aplikimesh – i cili theksoi se shifra e nxënësve që kanë plotësuar kriteret varion diku rreth 100 nxënës marrë parasysh vetëm gjatë mëngjesit. “Kemi 15 paralele të hapura me gjithsej 360 vende në dispozicion. Procesi i aplikimit ka filluar prej orës 08:00 dhe ka një interesim të konsiderushëm të aplikuesve,” citoi ai.

Ndërsa në Shkollën e Mesme Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”, deri më ora 11:00 kanë aplikuar mbi 80 nxënës. Ka interesim të veçantë për profilet kreative dhe praktike si dizajn interieri, estetikë, flokëtari dhe dizajn mode. Shkolla ka hapur 320 vende për regjistrim në këtë vit shkollor.

Edhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë po tërheq një numër të madh aplikuesish. Sipas drejtuesit të shkollës, më të kërkuarat janë drejtimet si teknik laborant, teknik i farmacisë dhe teknik dentar.

Drejtuesit e shkollave theksojnë se procesi po zhvillohet normalisht dhe në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, ndërsa përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë drejt finalizimit./ Për Ferizajpress: Aurorë Zymberi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Probleme në funksionimin e shërbimeve të Gjendjes Civile- Institucionet Qendrore përgjegjëse po heshtin

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Administratës ka reaguar lidhur me problemet në rrjetin që ofron shërbime të gjendjes civile,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img