16,11,2024

Anulohet konkursi për zjarrfikës në Ferizaj, komuna nuk pati të drejtë ta shpallë atë

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme, ka anuluar konkursin për zjarrfikës të datës 8 korrik 2016. Udhëheqësi i Njësisë së Personelit në Ferizaj Isuf Salihu, tha se ky konkurs është anuluar për arsye se komuna nuk ka pasur të drejtë ta shpallë atë, mirëpo, sipas tij ka qenë e obliguar ta bëjë një gjë të tillë për shkak të mungesës së zjarrfikësve në Brigadën e Ferizajt.

“Konkursi është bërë nga komuna e Ferizajt, ndërsa është anuluar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencioni i Emergjencave, arsyeja pse është anuluar është një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin e Emergjencave, dhe ne si Komunë i kemi pritur ata një kohë të gjatë  që ta shpallin konkursin, mirëpo ata në një anë thonë se janë përgjegjës për njësin e zjarrfikësve, në anën tjetër pak interesohen për këtë njësi dhe kështu ne kemi qenë të obliguar me bërë një shpallje të tillë, mirëpo tashmë Ministria ka bërë një kërkesë të tillë,  kemi qenë të obliguar me anulu konkursin, të ardhmen të shohim se si do të bëhet”,tha Salihu.

E për këtë konkurs javë më parë kishte reaguar Partia Demokratike Kosovës në Ferizaj. Selim Marevci nga kjo parti, tha se  shpallja e këtij konkursi ishte bërë që udhëheqësit e pushtetit lokal të rehatojnë militantët partiak.

 “Nuk kemi pasur reagim koti apo reagim refren, siç e quan edhe pushteti, mirëpo reagimi ynë ishte i bazuar në ligj dhe në rregulloren që ka Qeveria e Kosovës, ku në këtë rregullore theksohet qartë se këtë konkurs duhet ta hap Agjencioni për Mbrojtjen e Emergjencave dhe ashtu doli, ky agjencion i dërgoi shkresë  kryetarit të komunës, që kryetari i komunës nuk është kompetent për hapjen e këtyre pozitave, gjithashtu skandali tjetër  ishte hapja për dy persona, e pranimi u bë për  tre persona, ndërsa anulimi i bërë argumenton atë çka ka thënë PDK-ja dhe argumentoi faktin tjetër që PDK nuk bënë reagime koti, mirëpo reagimet e tyre i bazon në ligje dhe në fakte”,tha Selimi.

Anulimi i konkursit për zjarrfikës, erdhi pas ankesave të kandidatëve që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e Brigadës Zjarrfikëse në Ferizaj.

Se a do të shpallet apo kur do të shpallet sërish konkursi për zjarrfikës, në komunën e Ferizajt nuk kanë ndonjë informacion./Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img