07,08,2025

Anija greke hap zjarr ndaj anijes turke në Egje

Must Read

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, pas pretendimeve se ndaj anijes së mallrave me flamur turk me emrin “ACT” që po lundronte në ujërat ndërkombëtare të Detit Egje është hapur zjarr nga anija e sigurisë bregdetare të Greqisë në ujërat e Rodosit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije të Komandës së Sigurisë Bregdetare të Turqisë.

Mësohet se ekuipazhi i anijes turke është sjellë në ujërat territoriale të Turqisë i shoqëruar nga ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare të Marmarisit, ndërsa prej tyre do të merret deklaratë lidhur me rastin.Theksohet se në anije ka gjurmë plumbash dhe se nuk ka persona të plagosur.

Burimet diplomatike theksojnë se janë në kontakt me institucionet relevante.

Ndërkaq, përveç dy anijeve të Komandës së Sigurisë Bregdetare, në rajon menjëherë është dërguar edhe një anije luftarake e Komandës së Forcave Detare të Turqisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut

Ferizaj, 07.08.2025 Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img