Pas problemeve te klubin futbollistik Ferizaj dhe krizave që pati edhe pas nënshkrimit të kontratës së nënshkruar me investitorët anglez, këta të fundit kanë ofruar një kontratë të re e cila si duket do të ngjallë shpresat e klubit dhe dashamirët e sportit ferizajas.
Investitorët anglez kanë dërguar një propozim tek bordi I klubit për daljen nga situate e deritashme klubit.
Me këtë propozim marrëveshje ata kanë kërkuar që të marrin kontrollin e plotë operativ të klubit me aksionet e njëjta sipas kontratës së parë.
Sipas një dokumenti që ka siguruar Ferizajpress nga burime të brendshme të klubit, kërkohet që Investitorët e huaj të sjellin një drejtor ekzekutiv nga Anglia që të menaxhoi klubin në përditshmëri, të bëhet një ristrukturim i menjëhershëm i klubit të çdo anëtari të stafit që ka punuar në mënyra aktive kundër investitorëve të huaj.
Gjithnjë sipas këtij dokumenti kërkohet që Drejtori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar të krijoi një staf të duhur që përfshinë kontabilitetin profesional,sigurimin e financave dhe ekspertizën e marketingut si dhe burimeve të mjaftueshme administrative.
Gjithashtu në bazë të këtij dokumenti pritet që menjëherë të filloi një akademi profesionale e futbollit e cila do të sigurojë burime shtesë nga Mbretëria e bashkuar në klub. Pjesë e këtij dokumenti është edhe kërkesa që klubi të tregtojë në afatin kalimtar të Janarit 2020 për të forcuar m skuadrën dhe për të sjellë një cilësi të pranueshme për të siguruar mbijetesën në Superligë këtë sezon.