17,11,2025

Angazhimi serioz i profesorit që u kthye në linçim nga nxënësit

Must Read

Sot është raportuar ne media për profesorin e lëndës së Biologjisë Mejdi Musliu, ne gjimnazin Kuvendi i Arbërit ne Ferizaj, për dhunën psikike dhe fizike qe ua bën nxënësve të kësaj shkolle.

Nxënësit e klasës XI-9 kane bojkotuar mësimin e lendes se biologjisë, lëndë të cilën e ligjëron Mejdi Musliu, tash e dy muaj. Ata madje e kanë paditur edhe në polici. Por togeri Basri Shabani ka thënë se e kane trajtuar çështjen por meqë nuk ka elemente penale me këtë çështje do te merret Drejtoria e Arsimit.

Përveç nxënësve te klasës XI-9 dhe prindërit e  nxënësve, qytetaret e Ferizajt janë në përkrahje të profesorit Mejdi Musliu. Për shkak se te gjithë e njohin angazhimin e tij ne mësimdhënie dhe kontributin e dhënë gjate gjithë jetës së tij, qe tashme është edhe afër pensionimit shkruan Gazeta Korniza.

Mejdi Musliu ka nxjerrur breza te shumtë, madje ai njihet edhe si njeri motivues për nxënësit ambicioz. Për kaq vite nuk është ankuar as edhe një nxënës i vetëm, për shkak se qëllimi i tij gjithmonë ka qene mësimdhënia dhe mësimnxënia e duhur. Për këtë rast kanë reaguar qytetarë të shumtë te qytetit të Ferizajt, në përkrahje të profesorit Mejdi Musliu /Gazeta Korniza.

Gjithashtu për rastin në fjalë kanë reaguar edhe aktorja e O sa mire që luan rolin e Stimës, Gresa Gashi, si dhe nutricistja e njohur Diola Dosti-Baftiu :

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img