24,12,2024

Analizat Laboratorike monitorohen në çdo kohë nga Biokimistët e QDT “MEDINA”

Must Read

– Rezultatet e analizave klinike laboratorike janë një parametër shumë i rëndësishëm në diagnozën, monitorimin dhe ekzaminimin e tyre.

70-80 % e vendimeve në diagnozë janë të bazuara në rezultatet laboratorike…

– Shumica nga ne kryejmë analiza, dhe gjëja parë që na shkon ndër mend është t’i shikojmë dhe të tentojmë të kuptojmë se a kemi ndonjë problem, a janë brenda vlerave referente?

– Testet laboratorike duhet të interpretohen në bazë të vlerave referente që na mundësojnë të dallojmë mes të qenit i “shëndoshë’ dhe i “sëmurë”.

– Pikërisht, Biokimisti Klinik është ai që duhet të bëjë intepretimin e rezultateve të analizave, pasi jo gjithmonë vlerat jonormale janë tregues i një sëmundjeje, sepse ato mund të jenë dhe pasojë e një gjendje të përkohshme.

– Biokimia klinike ose mjekësia laboratorike, merret me komponentet kimike (natyrale dhe jonatyrale) në gjak, urinë dhe lëngjet tjera trupore. 

– Këto rezultate të testeve shërbejnë për detektimin e problemeve shëndetësore, për caktimin e prognozës dhe udhëzimit të terapisë për pacientin.

– Rezultatet duhet të validohen dhe interpretohen nga specialisti i kësaj lëmie – biokimisti klinik – i cili mund të bëjë edhe interpretimin dhe sipas nevojës konsultime me pacientin për ndonjë analizë shtesë, të domosdoshme për përcaktimin e saktë të diagnozës nga ana e mjekut referues.

QDT “MEDINA” me specialistet e kësaj lëmie, Dr. Blerim Gashi, dhe Mr.Ph. Labinot Shaqiri ofrojnë konsulta dhe interpretime të rezultateve të analizave sipas nevojës së pacientit, në çdo kohë.

Adresa: Rr. Ramadan Rexhepi (rruga e Spitalit), Ferizaj

Info: 049 16 21 11

QDT MEDINA

www.medina-ks.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img