Kryeredaktori i Gazetës Blic, Adrian Çollaku ka theksuar se pushteti në Kosovë fitohet vetëm nëse një parti ka klientelë. “Nuk ka shumë rëndësi për kryeministrin apo për partitë tjera raporti i DASH-it, sepse në Kosovë është krijuar një sistem klientele përmes të cilës edhe fitohet pushteti”, ka theksuar ai në emisionin Target të RTK-së, ku të ftuar ishin edhe analisti Nexhmedin Spahiu, eksperti i sigurisë Burim Ramadani dhe njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Gashani. Siaps tij, kjo është edhe arsyeja pse partitë në pushtet nuk i largojnë nga qeverisja njerëz të tyre që janë nën hetime, apo kanë aktauza. Në anën tjetër, Nexhemdin Spahiu ka theksuar se gjendja është më e keqe se sa e ka paraqitur raporti i DASH-it. Ndërkaq, Burim Ramadani ka theksuar se raporti i DASH-it është vazhdimësi e raporteve të tjera. Sipas tij, sistemi ynë nuk ka arritur sa duhet t’i mbrojë dhe të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut. Në anën tjetër, analisti Gashani ka theksuar se ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është i befasishëm, kur dihet që institucionet tona kanë dështuar./ Gazeta Blic