27,12,2024

Amerika ia dhuron Kosovës 27 automjete ushtarake

Must Read

E martë, 17 Korrik 2018. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i blejë 24 automjete multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, ndërsa 27 automjete do t’i dhurohen falas.
Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së këtyre automjeteve, të njohura me shkurtesën HMMWV, tha se shndërrimi i FSK-së në ushtri do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve të Kosovës.

Këto pajisje, sipas kreut të Qeverisë, e modernizojnë teknikën ushtarake të FSK-së.
“FSK-ja është një trupë profesionale gjithëpërfshirëse dhe është shembull i ecjes me NATO-n e Amerikën. FSK-ja po e modernizon teknikën ushtarake. Kjo forcë po ngritët sipas standardeve të NATO-s, e cila është sinonim i paqes”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

“Tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët dhe me mbështetje te aleatëve. FSK-ja është forcë e të gjithëve, e shumicës shqiptare, serbëve, turqve, romëve… I gëzohem faktit të sot FSK-ja po pajiset me këtë teknologji të avancuar”.
“ShBA-ja, NATO-ja, KFOR-i dhe Bondstilli janë sinonime të qetësisë e sigurisë në Kosovë, dhe nuk është habi që populli i Kosovës është ndër popujt më pro amerikanë dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me SHBA-të”, theksoi Haradinaj.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se furnizimi me këto automjete taktike është e një rëndësie të madhe dhe ndikon direkt në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe në thellimin e bashkëpunimit me ShBA-në.

“Automjetet taktike janë të prodhuara në ShBA… Automjetet kontribuojnë në modernizimin e pajisjeve që do të shërbejnë në përmbushjen e misionit të FSK-së. Falënderoj ShBA-në për mbështetjen e pakursyer. Ky bashkëpunim do të vazhdojë. FSK-ja do të vazhdojë me modernizinin e pajisjeve”, deklaroi Berisha.

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, tha se këto automjete megjithëse janë në shërbim qe rreth 20 vjet, ato vazhdojnë të kryejnë funksionin e tyre mjaft mirë. Kjo blerje sipas tij forcon partneritetin mes FSK-së, ShBA-së dhe NATO-s.

“Më vjen mirë që jam këtu për nënshkrimin e kontratës. Ky automjet është në shërbim mbi 20 vjet. Përkundër moshës se tij dhe zhvillimit teknologjik, ato janë më të mira”.
Për më tepër, kjo kontratë, sipas tij, i tregon botës se Kosova po ecën drejt integrimit euroatlantik. “Kjo blerje, po ashtu, do të forcojë partneritetin e FSK-së me ShBA-në dhe NATO-n. Jemi krenarë që po e krijojmë këtë të ardhme së bashku”, u shpreh Delawie.

Zv.presidenti gjeneral i kompanisë “AM General” që ka prodhuar automjetet, Lawrance A. Platt, tha se ky është automjet taktik i fuqishëm, besueshëm e i gjithanshëm. Sipas Platt, aftësitë e këtyre automjeteve që të përformojë në të gjitha terrenet e lehta e të renda është e pakrahasueshme me automjetet e tjera në botë

“Ndërmarrja jonë ka arritur të ndërtojë më më shumë se 1.5 milion automjete ushtarake, duke përfshirë automjetin më të njohur HMMWV. Jemi në gjithë botën, Këtë verë do të prodhojmë 3 mijë e 500 HMMWV”, shpjegoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img