Ky është viti i dytë me radhë qe organizohet mini-maratona “Vrapo edhe ti” në Prishtinë.
Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada femrat të cilat njihen si dy ikonat e bukurisë shqiptare, kanë bashkuar edhe njëherë forcat për qëllime humanitare, transmeton Gazeta Blic.
Emra të mëdhenjë të skenës dhe politikës në vend dhe paratë e mbledhura do t’i dedikohen femrave të keqtrajtuara.
Pjesëmarrëse në këtë mini-maratonë do të jetë edhe Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, e cila thotë se kur ke mundësi të ndihmosh është ndjenja më e mirë e mundëshme.
Elvana përmes një postimi në rrjetin social facebook ka treguar numrin e saj po ashtu në mbishkrim të fotografisë së publikuar ka thënë këto fjalë “Nese nuk mund te vraponi mund te ndihmoni, eshte ndjenja me e bukur ne bote “, fjalë këto të cilat më së miri tregojnë shpirtin human qe ka Ambasadorja Elvana Shala.
Ndryshe kjo Mini-maratonë do të mbahet me 24 prill në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00-14:00 ndërsa shtegu i saj do të jetë pesë kilometra. /GazetaBlic/.