22,10,2024

Ambasadorja Çitaku e quan bishë burrin që rrahi gruan në prani të fëmijëve

Must Read

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku shihet një burrë duke e rrah gruan në prani të fëmijëve.
Ajo kështu e ka  quajtur sulmuesin bishë. Madje, ajo kërkon që të merr ndëshkimin nga drejtësia, transmeton Indeksonline.
“Nuk e di kush është kjo bishë. As nuk po më intereson emri. E vërteta e dhimbshme është që abuzimet dhe dhuna fizike, emocionale, financiare ndaj grave është normë në shoqërinë tonë. Marre. Shpresoj që kjo bishë ta merr ndëshkimin e duhur nga drejtësia. Por edhe nga shoqëria. E papranueshme”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.
Ndryshe, sot në rrjetet sociale ka qarkulluar sot një video shokuese, ku një burrë e sulmon fizikisht gruan në Prishtinë në prani të fëmijëve./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img