Madje ai ka kërkuar reflektim nga komuniteti serbë, që ta përkrahin formimin e ushtrisë pasi ata nuk mund ta bllokojnë këtë proces.
Në konferencën për transformimin e FSK’së ku pjesëmarrës është edhe presidenti Thaçi, ambasadori amerikan tha se ShBA kanë qenë qysh nga fillimi në themelimin e FSK’së.
“Ne besojmë se SHBA vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë. SHBA mbetet përkrahës i fuqishëm i Kosovës. Jam krenar me atë që SHBA dhe Kosova kanë arritur bashkë në ndërtimin e FSK, është e rëndësishme të kemi një qasje të përbashkët rreth tranfsormit të FSK’së”, tha Delawie.
Kosova, sipas tij duhet të ketë aftësi legjitime që ta mbrojë veten para se të largohet KFOR-i.
Siç vlerëson ai themelimi i ushtrisë nuk ndërtohet vetëm me anë të një ligji por nevojitet kohë.
“Tranzicioni i FSK’së të bëhet gradualisht në mënyrë transparente përmes ndryshimeve kushtetuese” tha Delawie../GazetaExpress/