13,01,2025

Ambasadori britanik kërkon paraqitje më të mirë ndërkombëtare për Kosovën

Must Read

Thaçi-OConnell-650x358

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka evituar zhytjen në krizë politike dhe se në ditët e fundit ka një sjellje konstruktive të të gjitha palëve.

“Është për t’u vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i MSA-së dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori O’Connell u shpreh i kënaqur që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.

Në këtë takim, u diskutua edhe për prezantimin në sport dhe mundësitë për paraqitje pozitive të Kosovës në Lojërat Olimpike, si dhe për marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Po kërkojmë mënyra që të dinamizojmë dialogun në rajon dhe me BE-në”, ka thënë presidenti Thaçi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img