Ambasada në Austri konfirmon edhe identitetin e viktimës së tretë nga Kosova

Share

Ambasada e Kosovës në Austri ka bërë të ditur se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër personat që humbën jetën në një aksident tragjik është shtetas i Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj, transmeton Klankosova.tv.

Ambasada njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim që të ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe të koordinojë procedurat përkatëse.

Në këtë periudhë të vështirë, Ambasada ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke premtuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me rastin.

Të ngjashme: