Është thellësisht zhgënjyese, saktësisht në kohën kur Kosova e ka mundësinë që të shfaqë anën pozitive para botës përmes pjesëmarrjes së suksesshme në Olimpiadë, të shohësh rikthimin e ciklit të dhunës, thotë Ambasada e SHBA-ve përmes një komunikate pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.
Sipas këtij reagimi, procesi demokratik në Kosovës nuk mund të përmbajë sulme ndaj Kuvendit, gazin lotsjellës brenda tij dhe kërcënimet me bomba ndaj udhëheqësit të Komisionit për shënimin e kufirit.
“Fatkeqësisht, kjo është pamja që po e tregon Kosova para botës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ambasadës amerikane, ndërsa shtohet se dhuna është “sulm ndaj demokracisë së Kosovës”.
“Ambasada amerikane përkrahë në tërësi institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë që të hetojnë këto ngjarje. Ne bëjmë thirrje për rikthim në funksionimin paqësor të të gjitha institucioneve të demokratike të Kosovës”, thuhet në fund të reagimit./Lajm