Është alivanosur para pak çastesh një punëtore në Pallatin e Drejtësisë.
Punëtorja që është asistente e prokurorit Adburrahim Islami është alivanosur në vendin e punës në zyrën e saj në pallat.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Abdurrahim Islami që tregoi se asistentes së tij aktualisht po i jepet ndihma.
“Kur jam kthyer në zyrë e kam gjetur pothuajse të alivanosur, e kemi thirrë ambulancën dhe është duke iu dhënë ndihma,” tha Islami.
Islami tha se asistentja e tij nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor para këtij të sotmit. Punëtorja e alivanosur është rreth të dyzetave.
Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë disa herë kanë protestuar lidhur me kushtet e punës në të e motoja kryesore e tyre ka qenë “Duam Oksigjen”, pasi në pallat nuk funksionon si duhet sistemi i ajrimit.