17,06,2025

Aliu uron për 8 Marsin

Must Read

Urime 8 Marsi

Me rastin e ditës së 8 Marsit dëshiroj që t’i uroj të gjitha nënat, gratë, motrat dhe bijat shqiptare për këtë festë të veçantë. Duke ditur se femra shqiptare gjithmonë ka luajtur një rol të madh në proceset historike që ka kaluar vendi ynë, duke u vënë shpesh herë në ballë të këtyre proceseve dhe duke kontribuar në ndërtimin e familjes, shoqërisë dhe kombit me guximin, trimërinë dhe dijen që i ka karakterizuar gjithmonë, unë dëshiroj ti përgëzoj për këtë ditë të shënuar dhe t’i garantoj që gjithmonë do të angazhohem në përkrahjen e tyre dhe çështjeve të emancipimit dhe barazisë gjinore. Nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë, vendit dhe kombit pa respektimin, zhvillimin dhe kultivimin e të drejtave të femrës. Ato e meritojnë këtë. Urime, pra dhe gëzuar.

Me respekt
Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img