10,11,2025

Aliu uron festën e Pashkëve besimtarëve katolik

Must Read

Urimi për Pashkët
Me rastin e festës së Pashkëve, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj, t’iu uroj të gjithë besimtarëve katolikë Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët, festën e ringjalljes, jetës dhe përtëritjes. Le të jetë kjo një ditë feste, gëzimi dhe hareje ku do të mbizotërojnë paqja, bashkëjetesa dhe vlerat humane.

Një ditë ku refleksioni ynë shpirtëror merr vlerat universale të fitores së të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të jetës mbi vdekjen. Duke ju dëshiruar harmoni, shëndet dhe begati në familjet dhe shtëpitë tuaja unë ju uroj edhe një herë Gëzuar dhe me fat.

Me respekt Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img