03,02,2026

Aliu takon Ambasadorin Minxhozi, diskutohet për bashkëpunim mes komunave të binjakëzuara

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi në mes qyteteve të binjakëzuara, përkatësisht Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës, ndërveprimi ekonomik e tregtar si dhe rritja e intensitetit të bashkëveprimit në aktivitetet kulturore mes Ferizajt dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari Aliu me këtë rast falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën në Komunën e Ferizajt dhe ofrimin e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në ato ekonomike dhe kulturore.

Në anën tjetër ambasadori Minxhozi ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke shprehur gatishmërinë e plotë të shtetit shqiptar që të avancoj edhe më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok në mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img